image Jo vetëm në Itali, Maignan është statistikisht portieri më i mirë në Evropë për sezonin 21-22 - Sinjali

Jo vetëm në Itali, Maignan është statistikisht portieri më i mirë në Evropë për sezonin 21-22

news image

Mike Maignan mund të quhet portieri më fatlum i dy sezoneve të fundit.

Pasi fitoi titullin me Lillen në sezonin e kaluar, i cili u zgjodh edhe portieri i sezonit në Ligue 1, ai iu bashkua Milanit një sezon më pas, duke i përsëritur sukseset e njëjta.

Maignan në sezonin debutues me Milanin arriti të ndihmojë skuadrën të fitojë titullin e Scudettos, dhe gjithashtu duke arritur të shpallet portieri më i mirë i sezonit.

Ai kishte rekordin për më së shumti porta të paprekura në Serie A për edicionin 2021-22.

Statistikat sidoqoftë theksojnë se Maignan nuk është portieri më i mirë vetëm në Itali, por edhe në Top pesë ligat më të mëdha të Evropës.

Maignan ka përqindjen më të lartë të pritjeve në Top pesë ligat evropiane, me një saktësi prej 79.4%, raporton ‘OptaJose’, përcjell Sinjali Sport.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: