image Java e pestë në Seria fillon me derbin: Fiorentina – Interi

Futboll

Java e pestë në Seria fillon me derbin: Fiorentina – Interi

news image

Serie A fillon xhiron e pestë në këtë mesjavë, transmeton Sinjali Sport.

Kampioni në fuqi, Interi luan në udhëtim ndaj Fiorentinës nga ora 20:45.

Nerazzurri ka filluar mjaft mirë sezonin e ri, ku në katër ndeshjet e para ka 10 pikë, përderisa Fiorentina ka po ashtu një start të mirë me 9 pikë.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe mes Atalantas dhe Sassuolos, në të njëjtin orar.

Atalanta ka nisur edicionin e ri me një start solid, ku ka 7 pikë, kurse Sassuolo qëndron në vendin e 12 me katër poenë.

Javën e pestë në elitën e futbollit italian e nis përballja Bologna – Genoa, me fillim nga ora 18:30.

Ballafaqimi interesant mes skuadrave nga mesi i tabelës, me vendasit që kanë shtatë pikë në pozitën e 9, ndërsa mysafirët mbajnë vendin e 15 me tre pikë.  /Gazeta Sinjali Sporti/