image Janari i mallkuar, Interi ndalet nga 'predha' e Nainggolanit

Futboll

Serie A/ Janari i mallkuar, Interi ndalet nga ‘predha’ e Nainggolanit

news image

Janari mbetet muaji i mallkuar për Interin. Skuadra e Antonio Contes u ndal sërish nga Cagliari në shtëpi me rezultatin 1-1. Barazimi i tretë radhazi dhe një barazim që djeg, pasi zikaltrit mund të humbasin sërish terren ndaj Juventusit.

Ekipi i Interit e nisi ndeshjen mirë. Lautaro realizoi mjaft bukur me kokë pas një pasimi të Ashley Young. Sulmuesi argjentinas nuk fali dhe ndëshkoi mjaft bukur për 1-0 në minutën e 29′.

Ekipi mik u shfaq në pjesën e dytë dhe ishte mesfushori Radja Nainggolan që arriti të barazonte shifrat në 1-1. Mesfushori lëshoi një silurë dhe heshti San Siron. Hakmarrje e ëmbël për lojtarin e Cagliarit. Lautaro doli me të kuqe në fund të ndeshjes duke e bërë më të vështirë situatën.