image James Rodriguez objektiv i Milanit

Futboll

James Rodriguez objektiv i Milanit

news image

Futbollisti kolumbian James Rodriguez është bërë objektiv i Milan, transmeton Sinjali Sport.

Gjiganti italian mund ta transferojë futbollistin e Evertonit për 10 milionë euro

Futbollisti ofanziv mund të largohet nga Evertoni gjatë kësaj vere si rezultat i largimit të papritur të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili e mori në dorë përsëri Real Madridin.

Dhe, mesfushori ofanziv kolumbian mund t’i bashkohet ekipit Kuqezi për 10 milionë euro. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Antena 2”.

Ish-futbollisti i Portos, Monacos, Real Madridit dhe Bayern Munichut e ka në tavolinë një kontratë trivjeçare, të cilën e kanë bërë gati “Rossoneri”.

Futbollisti i Evertonit shpreson t’i bashkohet Milanit pasi e kaloi vitin e parë me rënie e ngritje në Premierligë. Ai dëshiron të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve dhe këtë mundësi mund t’ia ofrojë gjiganti italian, Milan. /Gazeta Sinjali Sporti/