image Ishte pjesë e formacionit startues, pse nuk luajti Gjimshiti për Atalantan sonte?

Futboll

Futboll/ Ishte pjesë e formacionit startues, pse nuk luajti Gjimshiti për Atalantan sonte?

news image

Skuadra e Atalantas sonte shënoi fitore historike duke e mposhtur me rezultat 4:1 skuadrën spanjolle, Valencia.

Në formacionin startues para fillimit të ndeshjes ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, kur filloj ndeshja shqiptari nuk ishte në fushë. Siç raportojnë mediat në Itali, Gjimshiti gjatë nxehjeve, pati probleme me muskuj që ia pamundësuan atij të luaj sonte.

Në vend të tij u inkuadrua ish-anëtari i Milan dhe Juventus, Caldara./Gazeta Sinjali/