image Ish-lojtari i Juventus do ta zëvendësoj Lautaron në Inter

Futboll

Futboll/ Ish-lojtari i Juventus do ta zëvendësoj Lautaron në Inter

news image

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez me shumë gjasë do të largohet gjatë merkatos verore nga skuadra e Inter.

Barcelona është tejet e interesuar për të transferuar sulmuesin nga Argjentina, transmeton Gazeta Sinjali.

Në rast se Lautaro largohet, atëherë Interi tashmë ka një lojtar i cili mund ta zëvendësoj atë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Everton, Moise Kean I cili nuk po kalon një periudhë të mirë në Premier Ligë.

Ish-lojtari i Juventus edhe publikisht ka treguar se dëshiron që të rikthehet në Serie A. Për të është e interesuar edhe Roma./Gazeta Sinjali/