image Ish-kampioni i Evropës interesohet për Xhakën

Sport/ Ish-kampioni i Evropës interesohet për Xhakën

news image

Në afatin kalimtar të janarit priten disa përforcime te Milani. Kuqezinjtë po vuajnë shumë në këtë sezon dhe reparti ku po çalon duket se mbetet mesfusha.

Lajmin e konfirmon gazeta torineze “Tuttosport”, që zbulon edhe dy objektivat e “Djallit”. Në shënjestrën e italianëve ka përfunduar dyshja e Arsenalit, Granit Xhaka dhe Mohamed Elneny.

Shqiptari i kombëtares së Zvicrës gjendet në pole-position për të firmosur te klubi nga Seria A, që nga ana e saj, nëse nuk firmos me 27-vjeçarin do të kërkojë shërbimet e egjiptianit, Elneny.