Në afatin kalimtar të janarit priten disa përforcime te Milani. Kuqezinjtë po vuajnë shumë në këtë sezon dhe reparti ku po çalon duket se mbetet mesfusha.
Lajmin e konfirmon gazeta torineze “Tuttosport”, që zbulon edhe dy objektivat e “Djallit”. Në shënjestrën e italianëve ka përfunduar dyshja e Arsenalit, Granit Xhaka dhe Mohamed Elneny.
Shqiptari i kombëtares së Zvicrës gjendet në pole-position për të firmosur te klubi nga Seria A, që nga ana e saj, nëse nuk firmos me 27-vjeçarin do të kërkojë shërbimet e egjiptianit, Elneny.