image Ish i dashuri ia djeg veturën 45-vjeçares në Prishtinë: Nuk është hera e parë që po ma bën këtë

Siguri

Ish i dashuri ia djeg veturën 45-vjeçares në Prishtinë: Nuk është hera e parë që po ma bën këtë

news image

Në orët e mëngjesit të sotëm, në Policinë e Kosovës është denoncuar një rast i zjarrvënies, ku një veturë është gjetur e djegur në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë. Siç ka mësuar Sinjali, në afërsi të automjetit është gjetur edhe një shishe me benzinë, që dyshohet se është përdorur.

Lidhur me rastin është kontaktuar pronarja e veturës, një 45-vjeçare. Ajo ka deklaruar se dyshon se ish i dashuri i saj ia ka djegur veturën, pasi sipas saj një gjë të tillë e kishte bërë edhe më parë, duke ia djegur një veturë tjetër.

Pa denoncimit të rastit dhe marrjes në pyetje të viktimës, prokurorja kujdestare ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “zjarrvënie” dhe të vazhdojnë hetimet e mëtejme.

/GazetaSinjali/