image Ish-deputetja intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Kosovë

Intervistim/ Ish-deputetja intervistohet sot nga Gjykata Speciale

news image

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadriaj, do të intervistohet gjatë ditës së sotme nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo do të merret në pyetje në Prishtinë prej orës 11:00.

Ndërkohë deri më tani ajo kishte deklaruar se nga prokurorët e Gjykatës Speciale do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares.

Nuk dihet ende se për çfarë raste bëhet fjalë pasi nuk janë dhënë informacione të detajuara nga Gjykata Speciale./Gazeta Sinjali/