Isco Alarcon është një nga lojtarët që ka më shumë mundësi për të lënë Bernabeun këtë dimër dhe fakti është se andaluziani nuk është i kënaqur me rolin që Ancelotti i ka dhënë atij brenda ekipit.
Lojtari mendoi se me ardhjen e italianit do të kishte një rëndësi më të madhe, por në fakt nuk rezultoi kështu.
Everton, Seville dhe Milan janë të interesuar të mirëpresin lojtarin nga Malaga, me italianët që janë në epërsi.
Mësohet se mesfushori ka pranuar të transferohet në kryeqytetin Lambard në afatin dimëror. Përkundër thashethemeve , lojtari nuk e ka menduar kurrë ribashkimin me Benitez, nga i cili nuk ka kujtime të mira dhe opsioni për të vazhduar në Spanjë nuk do të ishte pjesë e planeve të tij.
Isco dëshiron të provojë një kampionat tjetër dhe klubi historik i Milanit duket i duhuri. Milani është vënë prej kohësh pas spanjollit, madje ata u përpoqën të nënshkruanin me të verën e kaluar, por në fund kushtet nuk u plotësuan.
Nëse asgjë nuk shkon keq, Isco do të jetë përforcimi i parë i Milanit për merkaton e dimrit./Gazeta Sinjali Sporti/