image Inzaghi i nervozuar pas disfatës nga Milani: Nuk e meritonim humbjen

Futboll

Inzaghi i nervozuar pas disfatës nga Milani: Nuk e meritonim humbjen

news image

Simone Inzaghi mendon se Interi nuk e meritonte të humbiste derbin me Milanin, por pranon se është faji i tyre që nuk shfrytëzuan shanset.

Nerazzurrët mbetën të zhgënjyer duke mos shfrytëzuar në maksimum dominimin e tyre në pjesën e parë.

Me zëvendësimet e tij dhe sjelljen e tyre të përgjithshme, Interi ia la dominimin Milanit pas pushimit dhe e pagoi atë, pasi Olivier Giroud goditi dy herë në katër minuta për fitoren 2-1.

Interi ishte i pamposhtur në shtëpi në Serie A që nga tetori i vitit 2020.

“Ky është futbolli. Ne dominuam në çdo mënyrë, nuk ishim të mprehtë në fund, ata patën fat në golin e parë dhe ishin të zgjuar në të dytin”.

“Nëse e luanim sërish 10 herë, mund ta humbim një herë. Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është derbi, nuk e meritonim humbjen, por ky është futbolli”, përfundoi Inzaghi. /Gazeta Sinjali Sporti/