Andi Hoti ka nënshkruar kontratë profesionale me Interin. Skuadra italiane pas nënshkrimit të kontratës e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit shqiptar nga Kosova.
Hoti do të bashkohet me akademinë e Interit, pasi ende është 16 vjeçar por kjo nuk e përjashton mundësinë që ai të luajë edhe për ekipin e parë.
Hoti më parë është aktivizuar si pjesë e akademisë së Cyrihut, ku ka rënë në sy për aftësitë e tij, por edhe fizikun (194 cm i gjatë).
Mbrojtësi 16 vjeçar ka lindur në Zvicër dhe është grumbulluar në dy ndeshje me moshat e Shqipërisë, ndërsa aktualisht është pjesë e grupmoshës U17 të Kosovës.
Para Hotit, pjesë e Interit ishin edhe Xherdan Shaqiri dhe Rej Manaj./Gazeta Sinjali/