image Interi triumfon ndaj Shakhtarit, shkëlqen Dzeko

Futboll

Interi triumfon ndaj Shakhtarit, shkëlqen Dzeko

news image

Gjiganti italian, Interi  zhvilloi sonte një ndeshje shumë të rëndësishme, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra e Interit e mposhti në shtëpi Shakhtar Donetskun me rezultat të pastër 2-0.

Edin Dzeko doli në pah sonte për vendasit, duke i realizuar që të dy golat në minutën e 60-të dhe 66-të.

Italianët momentalisht ndodhen në vendin e parë në grupin D me dhjetë pikë, por që duhet ta presin rezultatin e Real Madridit, ndërsa Shakhtar Donetsku ka një pikë në pozitën e katërt.

‘Nerazzurët’ kualifikohen sot nëse Real Madridi e mposhtë Sheriffin. /Gazeta Sinjali Sporti/