Gjiganti italian, Interi zhvilloi sonte një ndeshje shumë të rëndësishme, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra e Interit e mposhti në shtëpi Shakhtar Donetskun me rezultat të pastër 2-0.
Edin Dzeko doli në pah sonte për vendasit, duke i realizuar që të dy golat në minutën e 60-të dhe 66-të.
Italianët momentalisht ndodhen në vendin e parë në grupin D me dhjetë pikë, por që duhet ta presin rezultatin e Real Madridit, ndërsa Shakhtar Donetsku ka një pikë në pozitën e katërt.
‘Nerazzurët’ kualifikohen sot nëse Real Madridi e mposhtë Sheriffin. /Gazeta Sinjali Sporti/