image Interi synon një mbrojtës të majtë

Sport/ Interi synon një mbrojtës të majtë

news image

Inter ka dështuar përfundimisht të nënshkruajë me objektivin e tyre të madh Edin Dzeko.

Sulmuesi boshnjak ka vazhduar zyrtarisht kontratën me Romën deri në vitin 2022, ndërsa tani Neroazzurët synojnë objektiva tjerë për fazën ofensive.

Por trajneri Antonio Conte ka kërkuar edhe një mbrojtës të majtë nga drejtuesit e klubit.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe emrat që pëlqehen nga trajneri Conte për këtë pozitë.

Objektivi kryesor mbetet mbrojtësi italian i Fiorentinës, Cristiano Biraghi, por që Fiorentina kërkon 30 milionë euro për të.

Në rast se nuk arrihet reprezentuesi italian, atëherë Inter do të synojnë njërin nga Layvin Kurzawa (PSG), Filip Kostic (Frankfurt) dhe Marcos Alonso (Chelsea).

Ndërkohë sa i përket repartit ofensivë, Inter mund të futet në bisedime me Napolin për një shkëmbim mes Milik – Icardi.

Natyrisht nga ky shkëmbim Inter synon të fitojë edhe një shumë të parave rreth 30-40 milionë euro.