Gjiganti italian është duke u përballur me lëndime të shumë futbollistëve.
Interi kishte shumë futbollistë të ftuar në ndeshjet kualifikuese të kombëtareve.
Lajme shumë të këqija kanë ardhur për ‘zikaltërit’ pas këtyre ndeshjeve.
Plotë katër futbollistë kanë pësuar lëndime dhe paraqitja e tyre për ndeshjen e radhës është në dyshim të madh.
Fillimisht Alessandro Bastoni me Italinë pësoi një lëndim muskolor, më pas edhe Stefan de Vrij u lëndua gjatë ndeshjes Holandë-Mali i Zi.
Ndërsa mbrëmë janë lënduar edhe dy sulmuesit Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez.
Interin në vikend e pret një ndeshje e vështirë ndaj Napolit ku pritet të ketë mungesa të shumta.
‘Nerazzurët’ momentalisht ndodhen në vendin e tretë në Serie A me 24 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/