image Interi nuk ndalet as nga Milani, kalon në pozitën e parë në Seria A

Futboll

Sport/ Interi nuk ndalet as nga Milani, kalon në pozitën e parë në Seria A

news image

Derbi i qytetit të Milanos i ka takuar Interit, pasi që skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka mposhtur Milanin me rezultat 2 me 0.

Atmosfera në San Siro ishte fantastike qysh nga fillimi i ndeshjes, por ishte skuadra e Interit ajo që e dominoi ndeshjen.

Brozovic arriti të shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 49 pas ndihmës nga VAR-i. Ndërkohë golin e dytë për Interin e realizoi Romelu Lukaku.

Me këtë fitore Interi merr kreun me 12 pikë, nga katër ndeshje të zhvilluara. Derisa Milani në të shtatin ka 6 pikë./Gazeta Sinjali/