image Interi nis bisedimet për transferimin e Emerson Palmierit

Futboll

Interi nis bisedimet për transferimin e Emerson Palmierit

news image

Skuadra italiane, Inter, ka shprehur interesim dhe ka nisur hapat e parë për ta transgeruar mbrojtësin e krahut të majtë të Chelseas Emerson Palmieri.

Tani, sipas Sky Sport Italia, Antonio Conte dëshiron që Emerson të jetë mbrojtësi i tij i majtë dhe për këtë arsye ka udhëzuar drejtuesit që ta ndjekin atë.

Edhe pse ende nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare, mediumi italian konfirmon se Interi ka filluar negociatat me Chelsean për 25-vjeçarin.

Ish-mbrojtësi i Romës ndoqi Conten në Stamford Bridge në janar të vitit 2018 pas një transferimi prej 20 milionë eurosh.

Sidoqoftë, ai ka luajtur vetëm 53 herë në dy sezone gjysmë, duke mos arritur ta zhvendosë veten si titullar fiks i Bluve para spanjollit Marcos Alonso./ Gazeta Sinjali/