image Interi në krizë financiare, kërkon që futbollistët të heqin dorë nga paga për dy muaj

Futboll

Interi në krizë financiare, kërkon që futbollistët të heqin dorë nga paga për dy muaj

news image

Sipas Sky Sport Italia, presidenti i Interit, Steven Zhang, ka kërkuar nga lojtarët që të heqin dorë nga paga e tyre për dy muaj, për ta ndihmuar klubin.

Sikur shumë prej klubeve evropiane, Interi po ballafaqohet me një krizë financiare për shkak të pandemisë COVID-19.

Zhang takoi lojtarët këtë mëngjes dhe u kërkoi të heqin dorë nga paga për dy muaj.

Secili lojtar do të vendos individualisht dhe do të takohen me drejtorët e klubit në ditët në vijim.

Sipas raporteve në Itali, futbollistët e Interit veçse kanë hequr dorë nga bonuset e titullit, pasi fituan Scudetton pas 11 viteve./Gazeta Sinjali Sporti/