image Interi ndahet në paqe me Shakhtarin, Ajaxi me lehtësi triumfon ndaj Besiktasit

Futboll

Interi ndahet në paqe me Shakhtarin, Ajaxi me lehtësi triumfon ndaj Besiktasit

news image

Sot kanë nisur ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton Sinjali Sport.

Me dy ndeshjet e orës 18:45 kanë filluar këto ballafaqime.

Interi është duke barazuar pas 45 minutave të parë me Shakhatar Donetskun.

Takim interesant u luajt, ku të dy ekipet kishin raste që të shënonin, por iu mungoi fati.

Me këtë barazim, të dy skuadrat arrijnë në kuotën e një pikëve në grupin D, pas Realit dhe Sheriffit.

Duel tjetër në këtë orar është ai në mes Ajaxit dhe Besiktasit që u përmbyll me rezultat 2-0 për vendasit.

Holandezët arritën fitoren e dytë me golat e Steven Berghuis dhe Sebastian Haller.

Skuadra e Ajaxit arkëton gjashtë pikë në grupin C, duke u bërë lider, kurse turqit mbesin pa pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/