Sot kanë nisur ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton Sinjali Sport.
Me dy ndeshjet e orës 18:45 kanë filluar këto ballafaqime.
Interi është duke barazuar pas 45 minutave të parë me Shakhatar Donetskun.
Takim interesant u luajt, ku të dy ekipet kishin raste që të shënonin, por iu mungoi fati.
Me këtë barazim, të dy skuadrat arrijnë në kuotën e një pikëve në grupin D, pas Realit dhe Sheriffit.
Duel tjetër në këtë orar është ai në mes Ajaxit dhe Besiktasit që u përmbyll me rezultat 2-0 për vendasit.
Holandezët arritën fitoren e dytë me golat e Steven Berghuis dhe Sebastian Haller.
Skuadra e Ajaxit arkëton gjashtë pikë në grupin C, duke u bërë lider, kurse turqit mbesin pa pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/