Interi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit anësor të Chelseat, Marcos Alonso, njofton “Calciomercato” të dielën. Mbrojtësi i majtë kishte luajtur te Chelsea nën drejtimin e Antonio Contes, trajneri i tashëm i Interit.
Në të vërtetë ishte vetë Conte që e transferoi mbrojtësin e majtë te Chelsea nga Fiorentina në vitin 2016.
Interi po mendon të huazojë Alonson me mundësi blerjeje në fund të stinorit.
Alonso ka luajtur vetëm pesë ndeshje si titullar këtë stinor. Ai në total këtë stinor ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy të tjerë.