Skuadra e Interit ka triumfuar ndaj Bolognas me rezultat 2-1 në udhëtim te Bologna në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Interit, të cilët shënuan dy gola, por që të dyja u anuluan nga gjyqtarët. Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku i shënuan golat, por që u anuluan për pozitë jashtë loje.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 59-të dhe ishte Roberto Soriano, i cili shënoi për 1-0.
Interi arriti të kthehet në lojë në minutën e 75-të me Lukakun, i cili nga afërsia shënoi për barazimin 1-1.
Ishte përsëri Lukaku ai që shënoi nga penalltia për 2-1 duke vulosur fitoren e Interit.
Interi pas kësaj fitore zë vendin e parë me 28 pikë, teksa Bologna renditet e 12-ta me 12 pikë./Gazeta Sinjali/