Skuadra e Interit ka fituar me rezultat të ngushtë 4-3 ndaj Sassuolos, që është e vlefshme për javën e tetë në Serie A.
Gjatë pjesës së parë dominoi skuadra e Interit, të cilët shënuan edhe tri gola për dallim të një të vendasve.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e baraspeshuar, skuadra e Interit që gjetën të parët golin, por që rrezikuan fitoren me dy gola të pranuara nga Sassuolo.
Interi pas kësaj fitore i ka 21 pikë në vendin e dytë, ndërsa Sassuolo renditet 16-të me gjashtë pikë./Gazeta Sinjali/