image Interi e transferon futbollistin anglez, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Sport/ Interi e transferon futbollistin anglez, mungon vetëm zyrtarizimi

news image

Skuadra e Interit është në pritje të zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të krahut nga Manchester United, Ashley Young.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ylli anglez sot do të mbërrijë në Milano për t’ju nënshtruar testeve mjekësore.

Young pritet të nënshkruajë kontratë me Interin për 18 muaj deri në qershorin e vitit 2021./Gazeta Sinjali/