image Interi e deklason Salernitanan

Futboll

Interi e deklason Salernitanan

news image

Ka përfunduar takimi mes Interit e Salernitanas, ku fitues dolën nerazzurët me rezultat 5:0, shkruan Sinjali Sport.

Golin e parë e shënoi Ivan Perisiç në minutën e 11-të, pas asistimit të turkut Calhanoglu.

Ndërsa në minutën e 33-të, Denzel Dumfries me asistimin e Dzekos, shënoi për golin e dytë. E me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Alexis Sanchez shënoi në minutën e 52-të, pastaj në minutën e 77-të, Lautaro Martinez realizoi për rezultatin 0:4.

Ndërsa vulën e fitores, Interit ia dha Gagliardini.

/Gazeta Sinjali Sporti/