Inter dhe Roma kanë gjetur marrëveshjen së fundmi mes tyre për të kryer shkëmbimin Matteo Politano dhe Leonardo Spinazzola.
Politano do të kalojë te Roma si zëvendësues i Zaniolos, i cili u dëmtua, ndërsa Spinazzola do të marrë rrugën drejt “San Siros”, ku e pret krahëhapur Conte.
Dy klubet kanë gjetur marrëveshjen mes tyre, ndërsa i vetmi detaj që mungon është ai zgjidhjes së kontratave dhe pagave që do të kenë lojtarët. Z
Zyrtarizimi pritet të bëhet ditën e nesërme, ku Politano dhe Spinzzola do të finalizojnë edhe vizitat mjekësore, përkatësisht në Romë dhe Milano./Gazeta Sinjali/