image Interi dhe Manchester United vazhdojnë negociatat për Sanchezin

Futboll

Interi dhe Manchester United vazhdojnë negociatat për Sanchezin

news image

Skuadra e Interit është duke shpresuar që ta arrij marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e Alexis Sanchezit.

Sulmuesi kilian thuhet se është pajtuar që të kalojë në Giuseppe Meazza, derisa po vazhdojnë negociatat në mes të dyja skuadrave.

Sipas raportimeve të “Calciomercato”, Sanchez do të kalojë te skuadra e Interit në formë huazimi me të drejtë blerje për 15 milionë euro në verën e vitit 2020.

Djajtë e Kuq do të paguajnë pjesën më të madhe të pagës, ndërsa Nerazzurët do të paguajnë pjesën tjetër prej katër milionë euro.

Unitedi po e largon kilianin që e transferoi në janarin e vitit 2018 nga Arsenali, pasi që nga ajo kohë nuk ka arritur ta tregojë vetën.

Transferimi i Sanchezit te Interi pritet të mbyllet në fund të kësaj jave, pasi afati i transferimeve në Itali mbyllet më 2 shtator.