image Interi dështon në shtëpi – Juventusi mund të kalojë në vendin e parë

Futboll

Interi dështon në shtëpi – Juventusi mund të kalojë në vendin e parë

news image

Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi, duke barazuar 0-0 me Romën. Kështu, nëse Juventusi e mposhtë nesër Lazion, do të rimarrë kreun e tabelës në Serie A, që humbi xhiron e kaluar.

Për 90 minuta, Interi ishte skuadër më kërkuese, me Martinez e Lukaku që tentonin të gjenin golin, ashtu si në shumë ndeshje këtë edicion – por në fund rrjetat mbetën të paprekura.

Interi me këtë pikë të fituar kundër Romës ka shkuar në 38 pas 15 xhirove, Juve e dyta me 36 me një ndeshje më pak të zhvilluar./Gazeta Sinjali/