image Interi arrin fitore, në rast se Atalanta humb, Nerrazzurët shpallen kampion

Futboll

Interi arrin fitore, në rast se Atalanta humb, Nerrazzurët shpallen kampion

news image

Crotone është përballur me liderin e Serie A, Interin në kuadër të xhiros së 34-të, shkruan Sinjali Sport.

Interi ka mposhtu Crotonen me rezultat të pastër  0-2.

Christian Eriksen realizoi i pari një gol të bukur për mysafirët në minutën e 69-të, derisa golin e fundit e shënoi Achraf Hakmi në minutën e 93-të.

“Nerrazzurrët” në rast të të humbjes nesër të skuadrës së Atalanta do të siguronin matematikisht titullin.

Interi me këtë fitore arrin në kuotën e 82 pikëve në krye të Serie A-së.

Në anën tjetër, Crotone ka humbur betejën për mbijetesë dhe do të bie në Serie B. Ata qëndrojnë në vendin e fundit me 18 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/