Crotone është përballur me liderin e Serie A, Interin në kuadër të xhiros së 34-të, shkruan Sinjali Sport.
Interi ka mposhtu Crotonen me rezultat të pastër 0-2.
Christian Eriksen realizoi i pari një gol të bukur për mysafirët në minutën e 69-të, derisa golin e fundit e shënoi Achraf Hakmi në minutën e 93-të.
“Nerrazzurrët” në rast të të humbjes nesër të skuadrës së Atalanta do të siguronin matematikisht titullin.
Interi me këtë fitore arrin në kuotën e 82 pikëve në krye të Serie A-së.
Në anën tjetër, Crotone ka humbur betejën për mbijetesë dhe do të bie në Serie B. Ata qëndrojnë në vendin e fundit me 18 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/