image Inter si kampion shkatërron Sampdorian

Futboll

Inter si kampion shkatërron Sampdorian

news image

Interi u takua me Sampdorian në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

“Nerazzurri” luajtën ndeshjen e parë si kampion në fuqi, pas shpalljes edhe matematikisht kampion javën e kaluar.

Interi fitoi me rezultat të thellë 5-1.

Alexis Sanchez me dy gola, Gagliardini, Pinamonti dhe Lautaro Martinez i shënuan golat për skuadrën e Contes.

Keita Balde shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Interi vazhdon ecurinë e hatashme, duke i grumbulluar 85 pikë në pozitën e parë.

Sampdoria në tjetrën anë mbetet në pozitën e nëntë me 45 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/