Interi u takua me Sampdorian në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
“Nerazzurri” luajtën ndeshjen e parë si kampion në fuqi, pas shpalljes edhe matematikisht kampion javën e kaluar.
Interi fitoi me rezultat të thellë 5-1.
Alexis Sanchez me dy gola, Gagliardini, Pinamonti dhe Lautaro Martinez i shënuan golat për skuadrën e Contes.
Keita Balde shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Interi vazhdon ecurinë e hatashme, duke i grumbulluar 85 pikë në pozitën e parë.
Sampdoria në tjetrën anë mbetet në pozitën e nëntë me 45 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/