image Inter nis vitin 2022 me fitore ndaj Lazios

Futboll

Inter nis vitin 2022 me fitore ndaj Lazios

news image

Interi zhvilloi ndeshjen e parë për vitin 2022 ndaj Lazios, shkruan Sinjali Sport.

Nerazzurri e mposhti në “Giuezzepe Meazza” skuadrën kryeqytetase me rezultat të ngushtë 2-1.

Dy mbrojtësit, Bastoni dhe Skriniar ia siguruan tre pikët e plota zikaltërve, ndërsa Immobile për mysafirët.

Interi rrëmben vendin e parë me 49 pikë, e po ashtu me një ndeshje më pak se rivali i qytetit, Milani që ka 48 pikë.

Në anën tjetër Lazio me 32 pikë mbanë vendin e tetë. /Gazeta Sinjali Sporti/