Interi zhvilloi ndeshjen e parë për vitin 2022 ndaj Lazios, shkruan Sinjali Sport.
Nerazzurri e mposhti në “Giuezzepe Meazza” skuadrën kryeqytetase me rezultat të ngushtë 2-1.
Dy mbrojtësit, Bastoni dhe Skriniar ia siguruan tre pikët e plota zikaltërve, ndërsa Immobile për mysafirët.
Interi rrëmben vendin e parë me 49 pikë, e po ashtu me një ndeshje më pak se rivali i qytetit, Milani që ka 48 pikë.
Në anën tjetër Lazio me 32 pikë mbanë vendin e tetë. /Gazeta Sinjali Sporti/