image Infektohen nxënës e mësimdhënës me COVID-19, edhe një shkollë e Prishtinës kalon në mësimin online

Arsim

Infektohen nxënës e mësimdhënës me COVID-19, edhe një shkollë e Prishtinës kalon në mësimin online

news image

Shkolla fillore e mesme e ulët “Prenk Jakova” në Prishtinë do të vazhdojë me mësim online, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo pasi që, në një dokument të siguruar nga Gazeta Sinjali shihet se Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që kjo shkollë të kalojë nga skenari A (mësimi në shkollë) në skenarin C (mësimi online).

Në këtë dokument thuhet se vendimi u mor me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, pasi që një nxënës dhe katër mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

“SHFMU “Prenk Jakova” ka afërsisht 620 nxënës dhe 70 mësimdhënës, nga nxënësit e testuar një prej tyre ka rezultuar pozitiv, gjithashtu katër mësimdhënës nga 64 të testuar kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. IKSHPK ka rekomanduar që në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Prenk Jakova” në Prishtinë mësimi të kalojë nga skenari A në skenarin C, me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

Ky vendim obligon drejtorinë komunale të Arsimit dhe Task Forcën Komunale që të monitorojnë gjendjen në vazhdimësi./Gazeta Sinjali/