image Incizoi policët e vdekur, 42-vjeçari dënohet me 10 muaj burgim

Botë

Incizoi policët e vdekur, 42-vjeçari dënohet me 10 muaj burgim

news image

Një burrë në Australi u dënua me 10 muaj burg pasi bëri disa video me telefonin e tij të 4 oficerëve të policisë që u përfshinë në një aksident rrugor dhe humbën jetën.

Muajin e kaluar, Richard Pusey u shpall fajtor për akuzën e rrallë të sjelljes së papërshtatshme në publik si dhe për disa vepra të tjera penale. Por ai tashmë ka 300 ditë që qëndron në paraburgim.

Gjykatësi që dha dënimin e quajti sjelljen e 42-vjeçarit të pashpirt, mizore dhe të turpshme. Madje dhe mediat e kishin përshkruar atë si “njeriun më të urryer” në Australi.

Ngjarja për të cilën akuzohet Pusey ndodhi në një autostradë në Melburn vitin e kaluar, kur ai u ndalua nga 4 oficerët për shpejtësi të lartë. Ndërsa kishin qëndruar në rrugë efektivët Lynette Taylor, Kevin King, Glen Humphris dhe Josh Prestney u përplasën nga një kamion që doli nga korsia e tij.

Pusey arriti të shmangte aksidentin dhe më pas nxori telefonin dhe filmoi videot e tmerrshme të oficerëve që jepnin shpirt, duke u tallur me ta.

/GazetaSinjali/