image Identifikohet personi që vdiq pasi i shpërtheu vetura në një pompë të derivateve në Ferizaj

Siguri

Identifikohet personi që vdiq pasi i shpërtheu vetura në një pompë të derivateve në Ferizaj

news image

Më 7 shkurt në një pompë të derivateve në Babush të Ferizajt një veturë ishte kapluar nga flakët, ku kishte vdekur një person i cili deri dje nuk ishte identifikuar, shkruan Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është identifikuar në bazë të ADN-së.

Bëhet fjalë për një mashkull i cili ishte në veturë në momentin e shpërthimit.

Ferizaj 07.02.2022 – 17:47. Lidhur me rastin, më 25.02.2022 me anë të ADN-së është identifikuar viktima mashkull kosovar, i cili kishte humbur jetën me rastin e shpërthimit të veturës. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në raportin e policisë.

Gazeta Sinjali kishte publikuar pamje ekskluzive të momentit të shpërthimit të veturës.

/GazetaSinjali/