image Identifikohet personi që dërgoi mesazhin për t'i kryer analizat për koronavirus

Kosovë

Siguri/ Identifikohet personi që dërgoi mesazhin për t’i kryer analizat për koronavirus

news image

Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë personin, i cili gjatë ditës së djeshme ka dërguar një mesazh në emër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për t’i kryer testet për koronavirus.

Kjo është bërë e ditur para pak minutave nga Policia përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Sinjali.

“Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarr veprime të menjëhershme me ç‘rast ka arritur që të identifikoj personin/at të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa këtij mesazhi. Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ky mesazh ishte mashtrues, i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më tej, raportohet se në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale rreth këtij rasti.

Se ky mesazh nuk ishte dërguar nga QKUK, e kishte konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i këtij institucioni, Shpend Fazliu.

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 112, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar se gjashtë persona janë shëruar./Gazeta Sinjali/