image Kujdes! Nëse pranoni këtë mesazh për t'i kryer analizat për koronavirus nuk është nga QKUK-ja

Kosovë

Pandemia/ Kujdes! Nëse pranoni këtë mesazh për t’i kryer analizat për koronavirus nuk është nga QKUK-ja

news image

Mesazhe të rreme po dërgohen nga persona të panjohur duke bërë thirrje për të kryer analizat për virusin COVID-19.

Një mesazh i tillë i cili po u dërgohet në celularët personal, nuk vjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Mesazhe të tilla nuk janë dërguar nga QKUK”, ka thënë shkurt Fazliu.

 “Jeni i ftuar që të bëni analizat në QKUK, sepse Grupi i gjakut tuaj është shumë i prekur nga ky virus. Ftoheni nesër në ora 09:00 të jeni në QKUK. Gjitha të mirat”, thuhet në mesazhin që tashmë veç u është dërguar disa qytetarëve, e i cili mesazh ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale./Gazeta Sinjali/