image Ibrahimoviq “sfidon” Ronaldon, ja sa lart kërceu mbrëmë

Futboll

Ibrahimoviq “sfidon” Ronaldon, ja sa lart kërceu mbrëmë

news image

Milan dje përjetoi një humbje të hidhur 4:2 ndaj Interit në derbin e Italisë.

Ekipi i Piolit ishte duke fituar 2:0 pas pjesës së parë, për t’u mposhtur 4:2 në fund të 90 minutave.

Zlatan Ibrahimoviq pati paraqitje të mirë, duke shënuar gol dhe duke asistuar në tjetrin.

Në asistin që i bëri Ante Rebiqit, ai kërceu 2.53 metra lart, duke qenë vetëm 3 centimetra më i shkurtër se Ronaldo në golin e shënuar ndaj Sampdorias, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, Ronaldo është 8 centimetra më i shkurtër se 38 vjeçari, Zlatan Ibrahimoviq./Gazeta Sinjali/