Zlatan Ibrahimoviq është duke vazhduar rikuperimin në qendrat stërvitore të klubit për sezonin e ri.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se sulmuesi 39-vjeçar po synon të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë në Serie A.
Ibrahimoviq u lëndua me 9 maj në ndeshjen ndaj Juventusit në gjurin e majtë. Ky lëndim bëri që sulmuesi suedez ta humbasë Kampionatin Evropian.
Por thuhet se Ibra do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë “Rossonerët” në takimin e parë ndaj Sampdorias më 23 gusht. /Gazeta Sinjali Sporti/