Zlatan Ibrahimovic thuhet se është tallur me një tifoz të Interit teksa firmoste autografe në një event afër Lago Di Gardës.
Suedezi së shpejti do të nënshkruajë një kontratë të re me kuqezinjtë pasi marrëveshja e tij e mëparshme skadoi më 30 qershor.
Dje ai mori pjesë në një event në Desenzano, pranë Lago Di Garda ku po stërvitet për t’u rikuperuar pas operacionit në gju.
Sipas Gazzetta.it, Ibrahimovic ishte duke pirë një kafe në një bar lokal dhe një grup fansash e njohën dhe i kërkuan selfie dhe autografe.
Një tifoz i Interit ishte pjesë e grupit dhe Ibrahimovic u tall me të sapo mësoi se cilin klub mbështeste: “Tifoz i Interit? Ndjehem keq për ty”, dyshohet se ka thënë sulmuesi duke buzëqeshur.
Ibrahimovic kaloi tre sezone në Inter midis 2006 dhe 2009 dhe shënoi 66 gola në 117 paraqitje me Nerazzurrët.
Ai u largua për në Barcelonë në një marrëveshje shkëmbimi me Samuel Eto’o, por u kthye në Itali pas vetëm një sezoni, duke iu bashkuar Milanit në verën e 2010.