image Ibrahimovic shënoi golin e 400-të në garat e ligës, i 150-ti në Serie A

Futboll

Ibrahimovic shënoi golin e 400-të në garat e ligës, i 150-ti në Serie A

news image

Zlatan Ibrahimovic e shënoi golin e 400-të në ligë në fitoren e Milanit kundër Romës të dielën në Serie A.

Sulmuesi suedez, e shënoi një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë dhe e fitoi një penallti në pjesën e dytë, të cilën e shënoi Franck Kessie, në Stadiumin Olimpik për fitoren e 10 nga 11 ndeshje të Milanit në ligë.

Ky ishte goli i tij i 400-të në ligë dhe erdhi pikërisht në moshën 40-vjeçare.

Nga 400 në përgjithësi që i ka shënuar në liga të ndryshme vendore, 150 prej tyre i ka realizuar në Serie A me Milanin, Interin dhe Juventusin.

Milani tani mbledh 31 pikë, aq sa ka edhe lideri Napoli, dhe do ta presë Interin në derbin e qytetit të dielën e ardhshme me një epërsi prej shtatë pikëve në tabelën e Serie A.

Roma e Jose Mourinhos, e cila e pësoi humbjen e katërt sezonale në ligë, ngel në vendin e katërt me 19 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/