image Ibrahimovic rikthehet në stërvitje te Milan, javën e ardhshme

Futboll

Ibrahimovic rikthehet në stërvitje te Milan, javën e ardhshme

news image

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, shpreson që të nisë stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës në javën e ardhshme.

Veterani i Rossonerëve është duke vazhduar angazhimin në palestër dhe në pishinë, mirëpo pritet që shumë shpejt t’u bashkëngjitet lojtarëve të tjerë.

“La Gazzetta dello Sport” njofton se 39-vjeçari do të kthehet në stërvitje të hënën e ardhshme (9 gusht) kur do të paraqitet në fushën e Milanellos.

Sipas gazetës, ai fillimisht do të nisë të vrapojë dhe do t’i marrë gjërat një nga një, por shpreson që të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri.

Milani do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, para se ta nisë sfidën zyrtare të sezonit 2021/2022 kundër Sampdoria më 23 gusht.

Valencia, Real Madridi dhe Panathinaikosi do të jenë kundërshtarët e Rossonerëve në sfidat përgatitore para fillimit të sezonit të ri. /GazetaSinjaliSporti/