Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, shpreson që të nisë stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës në javën e ardhshme.
Veterani i Rossonerëve është duke vazhduar angazhimin në palestër dhe në pishinë, mirëpo pritet që shumë shpejt t’u bashkëngjitet lojtarëve të tjerë.
“La Gazzetta dello Sport” njofton se 39-vjeçari do të kthehet në stërvitje të hënën e ardhshme (9 gusht) kur do të paraqitet në fushën e Milanellos.
Sipas gazetës, ai fillimisht do të nisë të vrapojë dhe do t’i marrë gjërat një nga një, por shpreson që të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri.
Milani do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, para se ta nisë sfidën zyrtare të sezonit 2021/2022 kundër Sampdoria më 23 gusht.
Valencia, Real Madridi dhe Panathinaikosi do të jenë kundërshtarët e Rossonerëve në sfidat përgatitore para fillimit të sezonit të ri. /GazetaSinjaliSporti/