Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic po e mendon largimin nga skuadra e Milan tre muaj pasi u transferua.
Sipas ‘Calcio Mercato’, Ibrahimovic po e shqyrton mundësinë që të largohet nga skuadra italiane, transmeton Gazeta Sinjali.
Ibrahimovic u transferua në Milan në muajin janar. Që nga ai moment ai zhvilloi 10 paraqitje për klubin Italian dhe shënoi 4 gola dhe dhuroi një asistim.
38 vjeçari për shkak të koronavirusit është larguar nga Italia dhe po qëndron në Suedi. Atje po stërvitet me skuadrën që e ka nën pronësi, Hammarby./Gazeta Sinjali/