image Ibrahimovic i gatshëm ndaj Lazios, mund të startojë

Futboll

Ibrahimovic i gatshëm ndaj Lazios, mund të startojë

news image

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer nga lëndimi.

Reprezentuesi suedez është rikthyer nga lëndimi pas afro katër muajsh.

Sulmuesi me prejardhje boshnjake ishte lënduar në pjesën e fundit të edicionit të kaluar duke mos arritur të ndihmojë klubin në ndeshjet vendimtare.

Megjithatë, sulmuesi tani është rikuperuar plotësisht dhe pritet ta nis ndeshjen nga minuta e parë të dielën kur Milani ndeshet me Lazion.

Ibra do të jetë sulmuesi i vetëm në dispozicion të Stefano Piolit për këtë duel pasi Olivier Giroud është i infektuar me COVID-19.

‘Rossonerët’ me rikthimin e suedezit shpresojnë të kenë një ekip kompetitive që të luftojnë për titullin kampion në Itali. /GazetaSinjaliSporti/