Zlatan Ibrahimovic është rikthyer nga lëndimi.
Reprezentuesi suedez është rikthyer nga lëndimi pas afro katër muajsh.
Sulmuesi me prejardhje boshnjake ishte lënduar në pjesën e fundit të edicionit të kaluar duke mos arritur të ndihmojë klubin në ndeshjet vendimtare.
Megjithatë, sulmuesi tani është rikuperuar plotësisht dhe pritet ta nis ndeshjen nga minuta e parë të dielën kur Milani ndeshet me Lazion.
Ibra do të jetë sulmuesi i vetëm në dispozicion të Stefano Piolit për këtë duel pasi Olivier Giroud është i infektuar me COVID-19.
‘Rossonerët’ me rikthimin e suedezit shpresojnë të kenë një ekip kompetitive që të luftojnë për titullin kampion në Itali. /GazetaSinjaliSporti/